8PFQ+XFC, Vaqarr, Albania πριν 1 εβδομάδα
4 Υπνοδωμάτια
8 Μπάνια
Γκαράζ
5000 m2
Kapanon Industrial Modern me Qira – Prush, Tiranë Jepet me qira kapanon industrial i sapopërfunduar, me një arkitekturë moderne dhe infrastrukturë të plotë, i pozicionuar në një zonë strategjike në Prush (Rruga Vangjel Çeço). Ky objekt është ideal për aktivitete të ndryshme si magazinim, prodhim, showroom ose qendër logjistike. Specifikat Kryesore të Pronës: • Sipërfaqe Ndërtimi: rreth 2000m² (ambjent i hapur "open space"). • Sipërfaqe Oborri: 1200 m² (hapësirë e bollshme për manovrimin e mjeteve të rënda dhe parkim). • Kapaciteti Energjetik: I pajisur me Transformator Privat 200 kW, i përshtatshëm për industri me konsum të lartë. • Lartësia: Kapanoni ofron lartësi të konsiderueshme, e përshtatshme për rafte industriale. • Ndriçimi: Ndriçim natyral maksimal falë vetratave të tavanit dhe dritareve anësore. Organizimi i Brendshëm: • Kati Përdhe: Hapësirë e madhe industriale me dysheme të qëndrueshme (industrial floor) dhe lartësi të madhe. • Ambjentet e Zyrave: Në katin e lartë ndodhen 2 ambjente zyrash të ndriçuara mirë, një holl pritjeje dhe dizajn modern me shkallë elegante dhe vetrata xhami. • Fasada: Fasada e jashtme me elemente moderne me xham, e bën objektin mjaft të prezantueshëm për klientët. • Tualete: Objekt disponon gjithsej 8 tualete 6 poshte dhe 2 janë në pjesën e zyrave lart Përparësitë: • Aksesibiliteti: Pozicion i favorshëm me dalje të shpejtë në akset kryesore. • Infrastruktura: Çati e izoluar, sistem ndriçimi i instaluar, dyer të mëdha industriale për ngarkim-shkarkim. • Siguria: Rrethim i plotë dhe hapësirë e kontrolluar. Detajet e Qirasë: • Çmimi: 7,500€ (Bruto) në muaj.
Loading schools...
Loading shopping malls...
Loading hospitals...
Στοιχεία Επικοινωνίας Πράκτορα
Καταχώριση από CENTURY 21 Royal