9V2J+C2 Linzë, Albania 2 недели назад
3 Спальни
2 Ванные комнаты
1 Гараж
297 m2
Air Conditioning
Kjo vilë elegante ndodhet në një rezidencë ekskluzive në zonën e Linzës, vetëm 20 minuta nga qendra e Tiranës dhe 15 minuta nga TEG. E pozicionuar larg zhurmës së qytetit, prona ofron një stil jetese të qetë, të rrethuar nga ajër i pastër dhe gjelbërim natyror. Vila ka një pamje panoramike spektakolare mbi një pyll mimozash dhe mbi të gjithë qytetin e Tiranës, duke krijuar një balancë të rrallë mes natyrës dhe jetesës urbane. Prona ka një sipërfaqe totale ndërtimi prej 297 m², e shoqëruar me një oborr privat prej 170 m², i certifikuar si truall. Në hyrje ju mirëpret një oborr privat që shërben gjithashtu si zonë parkimi. Organizimi i brendshëm Kati i parë: Sallon i bollshëm ndenjeje Ambient gatimi Tualet për miq Depo Ballkon Kati i poshtëm: Korridor shpërndarës Dy dhoma gjumi Tualet Lavanderi Ballkon i madh që shërben për të gjitha dhomat e gjumit Gjithashtu, prona përfshin një suitë matrimoniale ekskluzive me: Dhomë gjumi të bollshme Tualet privat Gardërobë tip walk-in Verandë të madhe Veçori të pronës: Fasada me sistem termoizolimi (kapot) Sistem Chiller me ngrohje në dysheme Sistem me panele diellore Oxhak funksional Stacion për karikimin e automjeteve elektrike i lidhur me panelet diellore Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë, më kontaktoni!
Loading schools...
Loading shopping malls...
Loading hospitals...
Контакты агента
Объявление от Emiljano C21 Prestige