image

Brenda apartamentit te ri 12 milione $ te Justin Bieber ne New York

  • svg Home Decor
  • svg

Justin Bieber dhe bashkeshortja e tij, Hailey Bieber, kane zgjeruar portofolin e tyre te pasurive te paluajtshme me blerjen e nje apartamenti luksoz ne zemer te Manhattan-it. Cifti ka paguar rreth 12 milione dollare per rezidencen e re, e cila ndodhet ne nje nga adresat me prestigjioze te lagjes West Village dhe ofron pamje panoramike nga lumi Hudson.



Nje prone ne nje nga godinat me ikonike te New York-ut

Apartamenti ndodhet ne adresen 160 Leroy Street, nje godine e njohur per arkitekturen e saj moderne me linja te harkuara dhe fasade prej betoni e xhami. E projektuar nga studio prestigjioze Herzog & de Meuron ne bashkepunim me Ian Schrager, godina konsiderohet nje nga objektet rezidenciale me te vecanta ne Manhattan.





Me nje siperfaqe prej rreth 260 m², apartamenti perfshin:

·         4 dhoma gjumi;

·         4 banjo dhe nje tualet shtese;

·         nje ambient te bollshem dite me dritare nga dyshemeja ne tavan;

·         kuzhine moderne dhe kuzhine profesionale te vecuar;

·         pamje direkte nga lumi Hudson.



Komoditete te nivelit premium

Banoret e kompleksit kane akses ne nje sere sherbimesh ekskluzive, duke perfshire:

·         pishine te brendshme;

·         palestre moderne;

·         studio yoga dhe pilates;

·         sauna dhe ambiente spa;

·         salle masazhesh;

·         hapesira private per evente;

·         kend lojrash per femije;

·         oborr te gjelberuar dhe spa per kafshet shtepiake




Pse West Village mbetet nje nga zonat me te kerkuara?

West Village eshte prej vitesh nje nga lagjet me prestigjioze te New York-ut. Rruget karakteristike, privatësia, arkitektura elegante dhe afersia me Hudson River e kane kthyer zonen ne nje destinacion te preferuar per figura te njohura dhe investitore me profil te larte. Furnizimi i kufizuar me prona ne kete zone vazhdon te mbaje kerkesen dhe cmimet ne nivele shume te larta.



Blerja e re e Justin dhe Hailey Bieber tregon edhe nje here se pronat premium ne lokacione ikonike vazhdojne te konsiderohen investime me vlere afatgjate, sidomos kur kombinojne arkitekture unike, privatësi dhe sherbime te standardit me te larte.


Burimi: Idealista Italia