image

Lajm i fundit: Instat-Rriten më shumë kostot e ndërtimit nga pagat dhe shpenzimet operative

  • svg Informacion
  • svg

Tremujori I, 2026 

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e parë 2026 arriti 114,4, kundrejt tremujorit të katërt 2021 si periudha bazë. Ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e parë 2026 është 1,1 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,0 %. 


Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime për paga” me 4,8 %, pasuar nga grupi “Kosto të tjera” me 2,5 %, “Shpenzime transporti” me 1,7 % dhe grupi “Shpenzime makinerie” me 1,5 %. Nga ana tjetër grupi “Shpenzime materiale” shënoi ulje me 0,9 %. Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupit “Materiale ndërtimi” shënoi ulje me 1,4 %, pasuar nga nëngrupi “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” me 0,9 %. Nga ana tjetër grupi “Materiale elektrike dhe komunikimi” shënoi rritje me 0,5 %. 


Ndryshimet tremujore të grupeve kryesore: Indeksi i Kushtimit në Ndërtim shënoi rritje me 0,3 %, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2025. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Kosto të tjera’’ me 1,7 %, grupi “Shpenzime për paga” me 0,6 %, grupi “Shpenzime makinerie” me 0,3 % dhe grupi “Shpenzime transporti” me 0,3 %. Nga ana tjetër, grupi “Shpenzime materiale” ka shënuar ulje me 0,2 %. 


Brenda këtij grupi, ulje patën nëngrupet “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi’’ me 0,8 % dhe nëngrupi “Materiale ndërtimi” me 0,4 %. Nga ana tjetër nëngrupi “Materiale elektrike dhe komunikimi” shënoi rritje me 0,2 %.