image

Investimet në gjelbërim dhe hapësira publike po rrisin vlerën e pronave në qytetet shqiptare.

  • svg Informacion
  • svg

Në vitet e fundit, qytetet kryesore shqiptare, si Tirana, Durrësi dhe Vlora, po investojnë gjithnjë e më shumë në hapësira të gjelbra dhe projekte të gjelbërimit urban. Sipas të dhënave të Bashkisë Tiranë dhe mediave ekonomike, apartamentet dhe vilat që ndodhen pranë parkut, rrugëve me pemë dhe zonave të gjelbërta, shiten dhe jepen me qira më shpejt dhe me çmime më të larta se mesatarja e tregut.

Ekspertët e pasurive të patundëshme vënë në dukje se apartamentet me akses në hapësira publike shohin +10–15% rritje të vlerës krahasuar me pronat pa gjelbërim, gjithashtu investimet publike në parqe, korsi biçikletash dhe zona rekreative ndikojnë direkt në atraktivitetin e zonave dhe interesin e investitorëve të huaj.Ky trend po krijon një lëvizje të re në treg, ku investitorët po preferojnë projekte që ofrojnë jo vetëm dizajn modern, por edhe një ambient të gjelbër dhe të shëndetshëm për familjet.

Tregu i pasurive të paluajtshme nuk bazohet thjesht mbi cmimin për metër katror,hapësirat e gjelbra dhe investimet urbane po bëhen një faktor kryesor për vendimin e blerjes. Për këdo që planifikon të blejë ose investojë në një pronë në Shqipëri, zgjedhja e një vendi që kombinon infrastrukturë dhe gjelbërim mund të jetë vendimi më i rëndësishëm.


Κατηγορίες

Πρόσφατη Δημοσίευση