Sipas statistikave te publikuara nga INSTAT , në tremujorin e parë të vitit 2026: • Janë miratuar 322 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, duke shënuar një rritje prej 24,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, ku u miratuan 258 leje. • Sipërfaqja totale e parashikuar për ndërtimet e reja në këtë tremujor është 377.061 m², duke shënuar një rritje prej 12,5 %, në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2025 (335.137 m²). • Vlera e përafërt e projekteve të miratuara (që përfshin si ndërtesat ashtu edhe punimet inxhinierike) arriti në 20,4 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 1,6 %, krahasuar me një vit më parë (20,1 miliardë lekë). • Ndërtimet për banim përbëjnë pjesën më të madhe të lejeve të reja, me 237 leje dhe sipërfaqe ndërtimi 185.608 m². • Ndërtesat jo-rezidente (si hotele, ndërtesa tregtare dhe industriale) zënë pjesën tjetër me 85 leje ndërtimi dhe 191.453 m² sipërfaqe. Pavarësisht sfidave metodologjike, shifrat tregojnë se sektori mbetet aktiv dhe se në horizont priten projekte të reja që do të vazhdojnë të transformojnë peizazhin urban dhe turistik të Shqipërisë. Për investitorët, zhvilluesit dhe blerësit, ritmi i lejeve të ndërtimit mbetet një nga treguesit më të rëndësishëm për të kuptuar se ku po shkon tregu imobiliar shqiptar.