image

Pse shqiptarët vazhdojnë të zgjedhin stilin italian për shtëpitë e tyre?

  • svg Informacion
  • svg

Ka diçka tek dizajni italian që nuk humbet kurrë vlerën. Qoftë një kuzhinë moderne, një living minimalist apo detajet elegante të një ambienti të personalizuar, stili “Made in Italy” vazhdon të mbetet një nga frymëzimet kryesore për shumë familje shqiptare.

Mjafton të shohësh mënyrën si janë transformuar interierët vitet e fundit: më shumë dritë natyrale, linja të pastra, materiale cilësore dhe ambiente që kombinojnë estetikën me komoditetin. Shtëpia nuk shihet më vetëm si një hapësirë funksionale, por si një reflektim i stilit të jetesës dhe personalitetit të familjes.

Pikërisht për këtë arsye, ardhja e markave italiane të arredimit në Shqipëri po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun e interior design. Një prej emrave që po komentohet së fundmi është Febal Casa, brand-i italian i njohur për dizajnin modern dhe konceptet premium të arredimit.


Me një histori që nis që në vitin 1959 dhe pjesë e Colombini Group, një nga grupet më të mëdha të mobilimit në Itali, Febal Casa ka ndërtuar reputacionin e saj duke kombinuar elegancën italiane me funksionalitetin modern. Brand-i njihet veçanërisht për kuzhinat bashkëkohore, garderobat e personalizuara dhe konceptin “total living”, ku çdo ambient lidhet natyrshëm me tjetrin.

Së fundmi, kjo eksperiencë italiane ka mbërritur edhe në Tiranë, me showroom-in e ri pranë Delijorgjit. Hapësira sjell nga afër trendet më të fundit të arredimit europian dhe krijon një eksperiencë vizuale që të kujton showroom-et moderne që zakonisht i shohim në Milano apo qytete të tjera italiane të dizajnit.

Një tjetër element që e bën brand-in të veçantë janë bashkëpunimet me studio dhe arkitektë të njohur ndërkombëtarisht. Ndër projektet më të komentuara ka qenë bashkëpunimi me Zaha Hadid Architects për koleksionin “Onda”, i cili kombinon arkitekturën futuriste me estetikën moderne të kuzhinës.

Në një kohë kur koncepti i të jetuarit po ndryshon dhe interesi për arredimin premium po rritet, duket se tregu shqiptar po afrohet gjithnjë e më shumë me standardet europiane të dizajnit të interierit.

Për ata që vlerësojnë dizajnin autentik italian dhe detajet premium, Febal Casa premton të jetë një nga destinacionet më interesante të arredimit në Tiranë.


Κατηγορίες

Πρόσφατη Δημοσίευση