Rruga e Kavajës 21, Tiranë, Albania 1 giorno fa
3 Camere
2 Bagni
Garage
235 m2
Apartament Duplex për Shitje – 235 m² | Ndriçim Natyral & Verandë e Madhe Në një pallat ekzistues ofrohen për shitje dy hyrje apartamenti me sipërfaqe totale 235 m², të pajisura me 2 hipoteka të rregullta. Pronat janë të pozicionuara në katin e 5 dhe të 6, me orientim lindje–perëndim, duke garantuar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, ajrim të mirë dhe privatësi të lartë. Apartamentet janë të organizuara në dy kate dhe lidhen mes tyre përmes shkallëve të brendshme prej druri, duke krijuar një shpërndarje funksionale dhe komode të ambienteve, si dhe akses në verandën e katit të sipërm. Organizimi i pronës: 2 korridore shpërndarëse 2 sallone të mëdha ndenjeje 2 ambiente gatimi (kuzhina) 3 dhoma gjumi 4 ballkone një prej tyre i mbyllur me vetratë (rreth 10 m²) Verandë e madhe në katin e 6, pjesërisht e mbuluar me çati druri Karakteristika dhe investime: Apartamentet janë rikonstruktuar së fundmi Punime cilësore dhe stil modern Shkallë dhe parket druri Oxhak funksional për dru ose gaz Panel diellor Sistem sigurie me 4 kamera Vinc elektrik i vogël për ngritjen e peshave të rënda Prona disponon dokumentacion të rregullt hipotekor dhe është një mundësi shumë e mirë si për banim familjar, ashtu edhe për investim, falë hapësirës dhe organizimit praktik. Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutem na kontaktoni!
Loading schools...
Loading shopping malls...
Loading hospitals...
Dettagli di Contatto dell'Agente
Annuncio di Eliona