Park Avenue

Për informacione të mëtejshme mbi këtë projekt, ju lutemi të na kontaktoni.

Orion
Kompania e zhvillimit
Orion

Informacione kyce

Data e Fillimit
2024
Data e përfundimit
2026
Statusi
Në ndërtim
Vendndodhja
Tiranë, Bulevardi i Ri
Lloji i pronës
Apartaments, Commercial, Office Spaces, Parking Sports
Progresi
80%

Rreth projektit

Mirë se vini në Park Avenue, një projekt elitar dedikuar biznesit!

Park Avenue është një projekt vizionar i vendosur në zemër të qendrës së re urbane dhe dinamike të Tiranës. Si një zhvillim i pakrahasueshëm dedikuar biznesit, ai pozicionohet strategjikisht në Bulevardin e Ri, epiqendra e re e institucioneve dhe bizneseve të kryeqytetit.

Përmes konceptit të tij ambicioz, projekti kapërcen pritshmëritë duke krijuar një sinergji harmonike midis zyrave moderne, njësive tregtare dhe hapësirave rezidenciale cilësore, të ndërthurura me sheshe të gjera rekreative dhe hapësira publike funksionale. Park Avenue është konceptuar si një komunitet që nxit inovacionin, rritjen dhe mirëqenien, duke vendosur një standard të ri për zhvillimin urban në Tiranë.

Avantazhet e Projektit

Sistem BMS (Building Management System) inteligjent për siguri, kontroll dhe funksionalitet optimal.

Menaxhim i dedikuar i ambienteve për të garantuar standarde të larta operimi.

4 ashensorë me shpejtësi të lartë, të dedikuar për qarkullim efikas.

Pozicion strategjik në Bulevardin e Ri, me dalje të drejtpërdrejtë në rrugët kryesore të qytetit.

Certifikim për eficiencë dhe qëndrueshmëri, duke respektuar standardet moderne.

Dukshmëri 360°, me orientim natyral dhe ventilim optimal.

Infrastrukturë e avancuar IT, e përshtatshme për teknologjitë më të fundit.

Hyrje e dedikuar për bizneset, që garanton akses dhe privatësi.

Zona parkimi nëntokësor, për komoditet maksimal.

Mirëmbajtje e vazhdueshme dhe e menaxhuar nga Orion shpk.

Park Avenue kombinon dizajnin premium, pozicionimin strategjik dhe funksionalitetin e fokusuar në biznes për të krijuar një mundësi ideale për investitorë dhe kompani në rritje.

Vendndodhja

Park Avenue gëzon një pozicion kyç në Bulevardin e Ri të Tiranës, në zemër të qendrës së re urbane, vetëm 9 minuta larg nga Sheshi Skënderbej. Me pamje nga parku urban prej 100,000 m², projekti ofron akses të drejtpërdrejtë në rrugët kryesore të qytetit, si dhe lidhje të shpejtë me transportin publik.

Afërsia me pikat strategjike:

2 min nga qendra tregtare TEG

3 min nga Blloku i Ri i Tiranës

3 min nga Biblioteka e Kombëtare

6 min nga Ministria e Drejtësisë

9 min nga Sheshi Skënderbej

10 min nga kryqëzimi kryesor Zogu i Zi / Rr. Dritan Hoxha

35 min nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

Zona karakterizohet nga akses i lehtë me makinë, transport publik dhe biçikleta, duke e bërë Park Avenue një zgjedhje ideale për bizneset që kërkojnë pozicionim strategjik dhe prestigj.

Vendndodhja

Tiranë, Bulevardi i Ri

Facilitetet

Air Conditioning Air Conditioning
Lavapjate Lavapjate
Internet Internet
TV TV
CCTV CCTV