Perla Gardens

Për informacione të mëtejshme mbi këtë projekt, ju lutemi të na kontaktoni.

A&K Construction Group
Kompania e zhvillimit
A&K Construction Group

Informacione kyce

Data e Fillimit
2024
Data e përfundimit
2026
Statusi
Në ndërtim
Vendndodhja
Mjull-Bathore, Tiranë, Tiranë, Albania — Tirane, Mjull - Bathore
Lloji i pronës
Villas

Rreth projektit

Mirë se vini në Perla Gardens, një rezidencë ekskluzive që përmban 14 vila unike, të krijuara për ata që kërkojnë harmoni dhe komoditet. Çdo vilë shtrihet në 250 m² sipërfaqe mbi tokë dhe 160 m² - 200 m² nën tokë, pa përfshirë kopshtet private dhe ballkonet për secilën vilë. Perla Gardens, që shtrihet në 3,497.2 m² sipërfaqe mbi tokë dhe 3,019.15 m² nën tokë, ndërthur në mënyrë të përkryer arkitekturën moderne me natyrën përreth. Vendndodhja është ideale - vetëm 5 minuta nga TEG, duke e bërë shopping-un një përvojë të lehtë dhe të këndshme, dhe 15 minuta nga qendra e Tiranës, ku pulson jeta e qytetit. Në një zonë që po zhvillohet me shpejtësi, Perla Gardens është vendi ku qetësia dhe luksi ndërthuren në mënyrë të harmonishme, duke ju ofruar shtëpinë e ëndrrave në natyrë.

Tipologjia e vilave ruan një harmoni të përbashkët, me variacione të vogla të përshtatura sipas preferencave personale. Këto vila shtrihen në katër nivele: kati përdhes, kati i parë, kati i dytë dhe kati i tretë. Sipërfaqja totale mbi tokë arrin në 250 m², ndërsa hapësira nëntokë përfshin 160-200 m², së bashku me dy poste parkimi. Ky projekt ofron një simbiozë të shkëlqyer midis komoditetit dhe elegancës.

Perla Gardens nuk është thjesht një vendbanim, por një përvojë që mishëron dëshirat më të thella dhe harmonizon shpirtrat tanë, duke sjellë një mënyrë jetese të vërtetë dhe të përmbushur. E vendosur në zonën e mrekullueshme të Mjull Bathore, pranë Saukut, Perla Gardens është një nga rezidencat më të reja dhe më prestigjioze në Shqipëri. 

Ky kompleks banimi, i shtrirë në një sipërfaqe prej 5,800 m², nuk synon vetëm të ndërtojë një banesë, por të krijojë një shtëpi ëndrrash, ku dashuria, rehatia dhe eleganca bashkohen në një harmoni të përsosur, duke ofruar një stil jete të jashtëzakonshëm dhe një ndjenjë të përhershme mirëqenieje për çdo banor.

Vendndodhja

Mjull-Bathore, Tiranë, Tiranë, Albania — Tirane, Mjull - Bathore

Facilitetet

Air Conditioning Air Conditioning
CCTV CCTV
Ashensorë Ashensorë
Gjenerator emergjence Gjenerator emergjence
Zona për ecje / jogging Zona për ecje / jogging
Zona relaksi Zona relaksi
Kafene / restorant Kafene / restorant
Izolim termik & akustik Izolim termik & akustik
Ndriçim LED në hapësirat e përbashkëta Ndriçim LED në hapësirat e përbashkëta